LAJME

Njihuni me shqiptarin e parë që u bë pjestarë i Njësisë Speciale Amerikane

Uliks Gjonaj është shqiptari i parë që është bërë pjesë e Njësisë Speciale të Amerikës. Rrëfimin e tij, ai e ka ndarë për ATV, ku ka treguar se në vitin 2004 ka emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas një kohe Gjonaj është kyqur në fushën e sigurisë, kështu hap pas hapi deri sa është bërë pjesë e Njësisë Speciale amerikane.

“Në fakt unë jam i certifikuar në shumë disiplina apo sisteme duke filluar nga sistemi Izraelit Commando Krav Maga – Instruktor i nivelit të tetë, pastaj i certifikuar dhe i licencuar si ekspert dhe Instruktor i Instruktorëve nga Departamenti i Policisë Amerikane në këto sisteme: Police Combat, Counter-Terrorism, S.W.A.T. Training, High Risk Traffic Stops, Smart Defense, CQB Military Training, Close Protection Operations etj”. VIDEO