Nuk deshi hoxhën nē varrim, e as në ceremonitë fetare. Ish ushtari i UÇK-së, Sadik Makolli e kishte lënë amanet që të varroset me muzikë të Dervish Shaqës.
Kjo dëshirë e tij u plotësua të martën, në varrezat e Marecit të Prishtinës, pasi ai ndërroi jetë nga një sëmundje e zemrës.
“Amaneti i tij ka qenë qe të varroimi i tij të bëhet nën tingujt e kënges se rapsodit të njohur Dervish Shaqa- Moj Shqipëri mos thuj marova, sepse kjo ka qenë si himn i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur kemi shkuar në beteja
Ish ushtari i UÇK-së, Sadik Makolli i dont kënget e Dervish Shaqes të cilat i këndote edhe kur shkonte në betejat kundër ushtrisë serbe, shtëpia e tij njihej si baza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vendin e Marecit.
Për më shumë ndiqeni videon: