“Nuk më intereson se çfarë thonë për mua”, Kim Kardashian tregon talentet e saj

Posted by

Kim Kardashian ka folur së fundmi për jetën e saj, ku theksoi se ka shumë talente!

“Unë mund t’ju jap një milion talente. Mund të gatuaj mirë, mund t’ju tregoj gjërat më të çuditshme në planet. Por, mendoj se talenti im është marketingu dhe biznesi pas shitjes së produkteve dhe të dish se çfarë dëshiron klienti dhe ta bëj atë të ndihet i arritshëm”, tha Kim Kardashian për revistën Interview.

Më tej, Kim shtoi se asaj nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për të.

“Vërtet nuk më intereson se çfarë mendojnë ose thonë njerëzit për mua”, vijoi ajo.

Kujtojmë se Kim Kardashian dhe Pete Davidson i dhanë fund lidhjes së tyre por kjo s’do të thotë që dyshja të mos flasin mirë për njëri-tjetrin./albeu.com