Pas kërkesës së Ankarasë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ndryshoi emrin e Turqisë nga “Turkey” në “Turkiye” në gjuhët e huaja, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, tha se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për të ndryshuar emrin e Turqisë në gjuhë të huaj në “Turkiye”.
Dujarric deklaroi se ndryshimi i emrit të shtetit është efektiv që nga momenti i marrjes së letrës.
Më herët në Twitter, ministri Çavusoglu shkroi:
“Procesit që filluam nën udhëheqjen e presidentit tonë Rexhep Taip Erdogan për të rritur vlerën e markës së vendit tonë po i vjen fundi. Me letrën që i dërgova sot Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhë të huaja në OKB si ‘Turkiye’”.