Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai i ka thënë komitetit ekzekutiv të OBSH-së, se qëllimi mund të arrihet nëse rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe kryhen më shumë testime.
“Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit”, ka thënë ai. “Ne mund t’i japim fund COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore dhe mund ta bëjmë këtë gjatë këtij viti”.

