Pas 15 vitesh bëhen prindër, i pagëzuan fëmijët me emrin Vjosa dhe Albin
Një çift nga Kosova janë bërë prindër pas 15 vitesh duke lindur dy engjuj.
Mirëpo, e veçanta ishte se emrat e vajzës dhe djalit i vendosin me personalitete politike.
Bëhet fjalë për dy fituesit e zgjedhjeve të vitit të kaluar, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
“Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA, ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, ka shkruar ky qytetar në Facebook.
Përndryshe, Albin Kurti është kryeministër aktual i Kosovës, ndërsa Vjosa Osmani kryeparlamentare.