Po ja dhurojnë qelësat e banesës së re. Më i vogli i familjes Brahimaj , Errisi hapi dyert e banesës në të cilën tashmë do të jetojnë. 21 vitet e jetesës së mjerueshme sot morën fund për ish ushtarin e UÇK-së, Nexhat Brahimaj nga komuna e Gjakovës. Ata janë bërë me kulm mbi kokë e gjithë kjo falë iniciativës së shoqatës Bereqeti dhe kontibutit të njerëzve bamirës. Lotët e emocionet e kapluan Nexhatin i cili u shpreh falendërues për të gjithë që kontribuan.
E kryefamiljarja Valbona tha se ditët e vështira do ti harroj, nga sot do të kem vullnetin për të jetuar.
Në mesin e iniciatorëve të kësaj nisme ishte edhe Ish komandant i Brigadës “137 Gjakova” Agron Kryeziu i cili tha se është ndjenjë e veqantë të shohësh fytyrat e kësaj familje të lumtura së kurrë më parë.
Gjithqka filloj me 20 dhjetor të vitit të kaluar. Nismëtari për blerjen e kësaj banese Abdurrahman Bejtullahu na tregoj se mbledhja e fondeve u bë në kohë rekorde për 10 ditë por finalizimi i saj u bë sot.
Blerja e banesës dhe mobilimi komplet i saj ka kushtuar në shumë prej 40 mijë euro. Edhe këto pamje tregojnë se kjo hapësirë plotëson të gjitha kuhstet për jetesë. Andaj nga sot dera e skamjes u mbyll për familjen Brahimaj. Banesa e re jo vetëm që ishte dëshirë por një ëndërr që u realizua falë bashkimit të forcabe të njerëzve të vullnetit të mirë.