Pas ndeshjes, trajneri i Serbisë i çon ‘selam’ Granit Xhakës, ja çka i thotë

Posted by

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq.
Ai foli edhe për Granit Xhakën.

“Ndoshta, nuk mund t’ju them saktësisht se çfarë ka ndodhur. E dini, ndonjëherë lind tension, shkëmbehen fjalë të këqija, nuk është asgjë e veçantë, gjithçka është normale”.