Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se ka anuluar takimin e propozuar për të enjten me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Blinken tha se plani i presidentit rus gjatë gjithë kohës ka qenë pushtimi i Ukrainës dhe rikthimi i saj si pjesë e Rusisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Tani që ne shohim se pushtimi po fillon dhe Rusia e ka bërë të qartë refuzimin e saj të plotë të diplomacisë, nuk ka kuptim të vazhdohet me atë takim” tha Sekretari amerikan i Shtetit, raporton BBC.

Ai shtoi se SHBA “nuk do të lejojë Rusinë të pohojë pretendime diplomatike në të njëjtën kohë kur ajo përshpejton marshimin e saj në rrugën e konfliktit dhe luftës” me Ukrainën, shkruan Reporteri.net.

Sipas Blinken, komentet e presidentit rus, Vladimir Putin, mbrëmë, treguan se ai e sheh Ukrainën “jo si një komb sovran me të drejtën e pavarësisë territoriale, por më tepër si një krijim të Rusisë, dhe për rrjedhojë një vartës të Rusisë”.

Para këtij veprimi të Blinken, Presidenti amerikan Joe Biden, në një adresim për mediat ka njoftuar për sanksionet që SHBA-ja do t’i ndërmarrë ndaj Rusisë, pas veprimeve të fundit të Kremlinit. Pos SHBA-ve, sanksione ndaj Rusisë kanë njoftuar sot edhe Britania e Madhe dhe Gjermania.

By atdheu1