Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar për ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore esenciale në vend. Nënkryetar i kësaj partie, Uran Ismaili theksoi se qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me çmimet të papërballueshme.
Derisa i ka propozuar qeverisë heqjen e akcizës për naftë dhe heqjen e TVSh-së për produktet bazë dhe inputet bujqësore, tha se Qeveria Kurti me mos veprimin e saj po e fut vendin në recesion ekonomik.
“Kjo qeveri po është e vonshme në reagim dhe arsyetuese për mos veprim. Ky kombinim nëse vazhdon në këtë mënyrë, formë dhe organizim rezultati do të jetë i qartë dhe ka vetëm një përfundim. Qeveria Kurti do ta fus Kosovën ë recesion ekonomik për herë të parë në historinë e saj të pas luftës”, theksoi Ismaili.
Ai tha se PDK propozon hapa konkret për të dalë nga kriza.
Sipas tij, qytetarët këto ditë janë duke u përballur me çmime të papërballueshme, që si parti opozitare e kanë për obligim që këtë shqetësim të qytetarëve ta artikulojnë drejt qeverisë.“Sot iu kemi ftuar për të ngritur shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë duke u përballur me çmime tejet të larta dhe të papërballueshme. Ky shqetësim sot ndihet në tërë Kosovën dhe është brenga kryesore e qytetarëve tanë. Si parti opozitare e kemi për obligim që këtë shqetësim të qytetarëve ta artikulojmë drejt qeverisë, e cila është përgjegjëse direkte që me vendimet e saj të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.kp/Telegrafi/

