LAJME

Përleshje midis tifozëve shqiptarë e serbë në Bazel të Zvicrës

Pasi Kombëtarja e Zvicrës u kualifikua në fazën e 16-të në Kupën e Botës në Katar me fitoren 3-2 ndaj Serbisë, njerëzit dolën në rrugët në të gjithë Zvicrën. Në shumicën e qyteteve festimet ishin të zhurmshme dhe euforike. Por nuk ishte kudo paqësore, shkruan “20 Minuten”, përcjell portali Shtegu. Ndërkohë, përleshje të egra shpërthyen në Steinenvorstadt në Basel-Stadt.

Siç raportojnë disa dëshmitarë të ngjarjes, dy kampet e tifozëve sulmuan njëri-tjetrin, ndërsa shihen flamuj shqitarë e serbë. U hodhën objekte, u dëmtuan tavolinat dhe karriget, si dhe u ndezën fishekzjarre mes turmës. Përplasjet e dhunshme më në fund duhej të ndaleshin nga policia që mbërriti. Videoja që është publikuar nga “20 Minuten” tregon tifozët rivalë të futbollit duke u ndarë nga policia.

Zyra për media e Policisë Kantonale në Basel-Stadt i vë pamjet në perspektivë. Ka pasur debate të vogla dhe policia ka ndërhyrë shumë shpejt, tha shërbimi mediatik. Vetëm një person ka mbetur i plagosur lehtë dhe një është raportuar për dëme materiale.