Tingëllon si makth, por shkencëtarët po studiojnë një peshkaqen që ecën në tokë. Peshkaqenët e rinj epaulet janë në gjendje të lëvizin brenda dhe jashtë ujit duke përdorur pendët e tyre. Është një evolucion që studiuesit e përshkruajnë si ‘thyerje të të gjitha rregullave të mbijetesës’. Këto specie që banojnë në shkëmbinj nënujorë mund të durojnë afërsisht dy orë pa oksigjen fare. Por nuk keni pse të trembeni- këto krijesa të rralla mbijetojnë me krimba, peshq të vegjël dhe krustace, jo me njerëz.

Çfarë janë peshkaqenët në këmbë dhe ku jetojnë ata? Peshkaqenë epaulet jetojnë në shkëmbinjtë nënujorë rreth Reef Barrier të Madh Jugor të Australisë , një habitat që mund të izolohet plotësisht nga baticat. Lloje të tjera të ‘peshkaqenëve me këmbë’ mund të gjenden rreth Australisë, Indonezisë dhe Guinesë së Re Papua. Kur ndryshon batica, peshkaqenët mund të bllokohen në pellgje të cekëta shkëmbore . Për të mbijetuar, speciet evoluan për të përballuar pa oksigjen deri në dy orë – dhe për të lëvizur me pendët e saj.

By IZ