“Po zjarrfikësit? Po rrogat e tyre?”, pas paketës së qeverisë, Braçe reagon i indinjuar: Marrin 36 mijë lekë, bëjnë punën më të vështirë e më të rrezikshme
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar i indinjuar pas prezantimit të paketës antikrizë të qeverisë, duke sjellë në mend zjarrfikësit e Shqipërisë, për të cilët thotë se paguhen 36 mijë lekë.
Braçe deklaron se është puna më e vështirë, më e rëndë e më e rrezikshme dhe se ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre.
POSTIMI I PLOTË
“PO ZJARREFIKESIT?! PO RROGAT E TYRE?!
Shume mire qe rriten rrogat e punonjesve te POLICISE SE SHTETIT;
Shume mire qe rriten rrogat e punonjesve te POLICISE SE BURGJEVE;
Me heret gjate vitit u rriten rrogat e ushtarakeve te FORCAVE TE ARMATOSURA;
PO RROGAT E ZJARREFIKESVE, PSE JO?
Eshte puna me e veshtire, me e rende e me e rrezikshme qe pashe kete vere;
Ata djem e burra duhet te jene te siguruar, te mirepaguar e te sigurt per familjet e tyre;
NUK JANE TE TILLE ME 36 MIJE LEKE RROGE!
Nuk po ua kerkoj per vete, por per zjarrefikesit!”, shkruan Braçe në Instagram.