Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme për politikën dhe akademinë e vendit tonë. Bëhet me dije se është ndarë nga jeta doktori i Shkencave Ylli Çabiri! Ai ka qene minister ne qeverisjen e Vilson Ahmetaj dhe me pas i eshte perkushtuar kerkimit dhe drejtimit shkencor.
Doktori i Shkencave Ylli Çabiri ka një aktivitet tepër të pasur shkencor dhe profesional, një pjesë e të cilit është përmbledhur si më poshtë:
Mbi 12 punime në fushën e studimit të çeliqeve, kromit, e në përgjithësi të kushteve të prodhimit të tyre në industrinë shqiptare e më gjerë, mbi 34 punime, studime të thelluara e analitike në fushën e administrimit publik, politikave të qeverisjes dhe disiplinimit të energjive sociale, me angazhime të drejtpërdrejta si ekspert ndërkombëtar në mbi 21 organizata dhe institucione ndërkombëtare me interesa zhvillimi në Shqipëri në rajon e më gjerë, me njohje të thelluar të problematikave të administrimit publik dhe politikave të qeverisjes në mbi 8 vende të rajonit të Ballkanit, me publikim të studimeve në mbi 6 vende të Europës dhe përtej Atlantikut) – ja disa shifra çelës tejet domethënëse që paraqesin kontributet shkencore, teorike e aplikative të Ylli Çabirit, aktualisht ekspert ndërkombëtar në Shqipëri dhe rajon, pranë institucioneve prestigjoze në Europë e SHBA.