LAJME

“Prishjani agjërimin shokëve mysliman”, dyfytyrësia e aktorit katolik, i cili publikon foto me Shefqet Krasniqi

Aktori, Simon Palushi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi me imamin e njohur, Shefqet Krasniqi. “Me hoxhën e nderum, Dr Shefqet Krasniqi . Elhamdulilah qe e kemi”, ka shkruar ai në Facebook.

Mirëpo, i njëjti aktor ditë më parë, kishte publikuar një artikull në të cilin kishte bërë thirrje që katolikët t’ia prishin agjërimin muslimanëve shqiptarë.

Palushi kishte cituar një bisedë që kishte me një famulltar. “Nëse arrini me ja prish shokit agjërimit atë dynjan tjeter e ki te sigurt. Edhe jo n’çfarë do vendi. Po bash në qendër te parajsës (xhehnetit) e fitoni vendin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Katolik nigoni…
Dje nejta me Dom Naserin te famullise se Skivjanit… Tuj fole per agjerimin, “prifti” m’tha:

Qaq sa fitojne sevape muslimant me agjeru, edhe nji here ma shume fitojme sevape na katolikt nese jau prishim agjerimin.Keshtu qe, prej nesrit, ku te shihni naj shok musliman qe po agjeron, pijni uje para tyne edhe nese nuk jeni etshem. Hani buk para tyne edhe nese nuk jeni unt. Pijni duhan para tyne edhe nese s’jeni duhangji…Deri sa te ja arrini qellimit me jau prish agjerimin. E nese arrini me ja prish shokit agjerimit at dynjan tjeter e ki te sigurt. Edhe jo n’qfar do vendi. Po bash ne qender te parajses(xhehnetit) e fitoni vendin.

Simon Tanushi xhehnetli