LAJME

Profesionet që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut programuesit kompjuterik marrin rrogat më të larta në vend.

Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëtor për Statistikë (ESSH) tregojnë se paga më e lartë mesatate neto për muajin nëntor është paguar në sektorin për programim kompjuterikë, në vlerë prej 74,062 den apo rreth 1250 euro.

Pas tyre vjen transporti ajror në vlerë prej 52,032 denarë, pasuar nga prodhimi i produkteve farmaceutike në vlerë prej 47.086.