Pse Ervis Martinaj mbante këlysh luani? Imazhi që fshihet pas “mbretit” (FOTO LAJM)

Posted by

I shumëkërkuari Ervis Martinaj është ka mbajtur për disa muaj në shtëpi një luan të vogël.

Në foton e mëposhtme është luani i Ervis Martinajt, i cili është kthyer në kryefjalën e mediave ditët e fundit mbi zhdukjen e tij misterioze, për të cilin aludohet se është vrarë nga grupet rivale.

Fotoja e luanit është publikuar nga gazetari Artan Hoxha dhe sipas këtij të fundit, tek fotoja e mëposhtme luani ka qenë dy muajsh, ndërsa tani është bërë 10 muajsh.

Luani i Ervis Martinaj

Sipas Artan Hoxhës, mesazhi i para fundit i Ervis Martinajt me familjarët para se të zhdukej më 9 Gusht ka qenë pikërisht për t’u interesuar për luanin e tyij. Sipas gazetarit, mesazhi është dërguar në orën 17:00 të asaj dite.

Por pse Martinaj mbante një kafshë të tillë?

Duket se kjo ka të bëjë më shumë më një model të bosëve të mëdhenj të biznesit ose të trafikut të drogës, të cilët kanë mbajtur shpesh në banesat e tyre këlyshë luani apo tigri.

Tigrat e El Chappos

Kjo për të treguar superioritet dhe më në modë kjo ide është në vendet e Amerikës Latine, ku gëlojnë kartelet e drogës.

Gjithashtu sjellim në kujtesë se edhe El Chappo, numri 1 i trafikut të drogës në botë, mbante këlyshë tigri dhe pas rënies së tij në burg, janë fëmijët që kujdesen për të./albeu.com/