Pse në Kur’an nuk permendet askund bora?
Në librin e shenjtë të myslimanëve ‘Kuranin’, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin.
Vetëm ata që merreshin me tregti dhe udhëtonin drejt vendeve ku binte borë, e dinin si është bora.
Vendet me të cilat arabët bënin tregti, ishin kryesisht ato të Shamit (Lantonit), ku hyn dhe Libani. Kishte arabë si Gasasinët, të cilët e njihnin borën, por shumica e arabëve të tjerë nuk ia kishin idenë.
Në jetëshkrimin e profetit Muhamed përmendet një histori e cila ka të bëjë me borën.
Kur ishte i vogël dhe jetonte në fisin Benu Sad, një ditë ndodhej në shkretëtirë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Vijnë dy burra me rroba të bardha, të cilët mbanin në dorë një tas. Ata e morën Profetin Muhamed dhe ia lanë zemrën.
Vetë Profeti tregon: ”Ata ma lanë zemrën me borë.”
”Kur ma nxorën zemrën, hoqën prej saj diçka të zezë.”, thoshte Muhamedi a.s në rrëfimin e tij.
Rreth faktit që ëngjëjt ia lanë zemrën me borë, një doktor thotë: ”Dihet që vendosja e zemrës në dëborë, e mbron atë dhe nuk lejon vdekjen e qelizave.