Monitor Analizë:

Me të nisur agresioni rus në Ukrainë, opinioni publik shqiptar u rreshtua krahas popullit ukrainas. Madje në rrjetet sociale, sikurse edhe pjestarët e popujve tjerë miq të Ukrainës, shqiptarët filluan të postojnë flamuj, liderë, luftëtarë apo foto të ndryshme të tjera me të cilat i jepet përkrahje popullit ukrainas. Por a ka arsye që shqiptarët të rreshtohen pro Ukrainës.
Në të kaluarën, në asnjë moment Kievi zyrtar nuk është rreshtuar në anën e shqiptarëve. Si në luftën e Kosovës, poashtu edhe në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, apo edhe në konfliktin në Luginën e Preshevës, Ukraina nuk mbajti anën e shqiptarëve. Mbase në këtë pozicionim të Ukrainës kishte të bëj establishmenti i kohës i cili ishte pro-rus. Kjo elitë politike pro-ruse e udhëhequr nga Yanukovich, jepte përkrahje të parezervë ndaj Serbisë, por gjithmonë duke mbajtur vijën pro-ruse.

Megjithatë me ndryshimin e elitave politike në Ukrainë, respektivisht me ardhjen e politikanëve pro NATO në Ukrainë gjërat ndryshuan. Kievi zyrtar riktheu pozicionin pro euroatlantik, duke bërë një ndarje të fortë me Moskvën zyrtare respektivisht me Putinin. Ky pozicion i qartë në një vijë me popujt e tjerë evropian dhe atë amerikan bashkoi ukrainasit dhe shqiptarët në një krah, bashkë me partnerët amerikan.
Elementi tjetër që i bën shqiptarët të bashkëndjejnë me popullin ukrainas është fakti se shqiptarët të njëjtin agresion për dekada të tëra e kishin përjetuar në Kosovë nga agresorët serb. Bombardimet,spastrimin, refugjatët, viktima, shkatërrime…, janë skena që shqiptarët i përjetuan shumë keq vetëm 20 vite më parë, dhe ende i kanë të freskëta këta kujtime. Prandaj shqiptarët janë mjaft senzitiv dhe e përjetojnë vuajtjen e çdo populli tjetër.

Përkrahja e shqiptarëve nuk është ndaj Ukrainës, por ndaj popullit të Ukrainës. Shqiptarët janë popull i vuajtur dhe vuajtjet e çdo populli tjetër i përjetojnë si vuajtjtet e tyre. Shqiptarët nuk janë pro Ukrainës, por janë kundër agresionit rus, kundër politikave ruse, dhe kundër diktatorit Putin, i cili në gjith veprimin e tij e ka dëshmuar anti-shqiptarizmin e tij. Shqiptarët jo vetëm politikën e Putinit, por e urrejnë shpirtërisht politikën ruse e cila historikisht ka qenë në dëm të shqiptarëve. Populli shqiptar tradicionalisht është i rreshtuar pro politikave të SHBA-së, në të cilat sheh një partneritet të sinqert dhe afatgjat.

By atdheu1