Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 76 vota për rezolutën për ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Përkrahje rezolutës i dhanë edhe dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot’, ka folur publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj, i cili u shpreh se miratimi i rezolutës nga ana e qeverisë Kurti i dha një “goditje” Serbisë duke i kujtuar që pazaret që janë bërë më herët të njejtat nuk mund të bëhen më.
“Serbia kishte shpallur mbajtjen e Referendumit, për ndryshimet kushtetuese, kryesisht, në drejtësi. Si përherë, edhe kësaj radhe, zgjedhjet do të organizoheshin edhe në Republikën e Kosovës! Por, “pazaret ishin bërë pa hanxhinë!” Pra, nuk ishte pyetur i zoti i shtëpis, Albin Kurti me shtetarët e tij. Presidentja Vjosë Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeminstri Albin Kurti, u konsultuan për rastin në fjalë. Dhe, dolën me një deklaratë të përbashkët publike: Zgjedhjet për mbajtjen e Referendumit, për ndryshimet kushtetuese në Serbi, nuk mund të organizohen në qendrat e votimit, ku jetojnë komuniteti serb, përveç se në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë, në Prishtinë, si dhe me postë, ashtu siç voton edhe Mërgata jonë e përbotshme”, u shpreh ai.
Zeqiraj më tej, citon presidenten Osmani duke thënë se qeveria tashmë është e vendosur të mbroj kushtetushëmrinë e pavarur të Kosovës.



