LAJME

Publikon foto duke u falur, Kadyrovi kapet në “rrenë”, e tradhton prapavija

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, është kapur në rrenë teksa ka thënë se ka shkuar në Mariupol të Ukrainës për t’i takuar forcat çeçene atje. Kadyrov ka postuar një fotografi duke u lutur kinse në qytetin ukrainas, por e njëjta del të jetë gënjeshtër e tij.

Në Twitter është komentuar fotografia e Kadyrovit, ku thuhet se në ambientin që ai është duke u lutur tregon se ai nuk ndodhet në Ukrainë pasi në prapavijë shihet një kompani e benzinës e cila s’ekziston fare në Ukrainë por në Rusi.

“Kreu i republikës çeçene, Kadyrov, dëshpërimisht po dëshiron që njerëzit të mendojnë se ai është duke luftuar në Ukrainë. Fillimisht ai ka gënjyer se është afër Kievit kur ai u pa në Çeçeni. Tani thotë se është në Mariupol dhe poston fotografi por që nuk është i vetëdijshëm se s’ka stacione Rosneft në Ukrainë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.