LAJME

Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe s’kthehet më në punë

Një burrë nga Lipjani ka raportuar në Polici se një punëtor i firmës së tij, i ka marrë 11 mijë euro gjatë shpërndarjes së mallit dhe më s’është lajmëruar në punë.

Nuk raportohet për të arrestuar, derisa Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Sadik Shala, Lipjan 12.05.2022 – 10:45.

Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë.

Nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.