LAJME

Putin ‘ngujon’ vajzën e tij, donte të ikte jashtë Rusisë

Vladimir Putin dyshohet se e ka ngujuar vajzën e tij dhe e ka detyruar dhe penguar që të udhëtojë jashtë vendit për ditëlindjen e saj, me frikën se nuk kishte ndërmend të kthehej më në Rusi.

Shkencëtarja Dr Maria Vorontsova dëshironte të fluturonte në një vend ‘miqësor’ për disa ditë pushimesh tropikale në plazh, për të festuar ditëlindjen e 37-të javën e ardhshme, sipas një raporti në Moskë.

Ajo planifikoi një ‘arratisje’ romantike me Yevgeny Nagorny, 33 vjeç, partneri i saj i ri pas ndarjes nga bashkëshorti holandez, i biri i një koloneli të NATO-s, sipas kanalit Telegram General SVR.

‘Putini u përgjigj me një refuzim kategorik, duke urdhëruar që të forcohej mbrojtja nga sigurimi privat që i ka vendosur Marias’, thuhet në raportin e gazetës ruse.

Sipas informacioneve të Daily Mail, vajza e madhe e presidentit thuhej se nuk kishte në plan të kthehej në Rusi. Raporti nuk thoshte nëse arsyeja për planin e saj të supozuar për t’u arratisur ishte lufta e përgjakshme e babait të saj në Ukrainë.