QEVERIA RINOVON KUZHINËN PËR 37MIJË EURO: NJË PJATË 88 EURO, NJË THIKË 10 EURO, ZGARA ELEKTRIKE 1500 EURO
Kryeministri i ri në Qeveri do të pritet me aksesorë të reja për ushqim, gjegjësisht me enë të reja. Shërbimi për punë të përgjithshme po e rinovon kuzhinën qeveritare. Përskaj teknikës së bardhë, ai po blenë dhe aksesorë për ushqim, me kualitet më të lartë, porcelan, inoks dhe kristal.
Marrëveshjen në vlerë prej 37 mijë euro, e kanë fituar tre firma, “Eurefi Inzhenering”, “DL Konkord” dhe “Didaks”, të gjitha nga Shkupi. Të gjithë duhet të dorëzojnë në Qeveri teknikë të bardhë me kualitet të lartë, zgarë elektrike dhe me gaz, vitrina, frigorifer nga inoksi, frigorifer për ushqim, pajisje për hekurosje, fshesë elektrike, maqinë për paketimin e ushqimit, por më tepër edhe pajisje dhe aksesoarë për kuzhinën e Qeverisë, informon Zhurnal.
Kështu, pjatat në forma të ndryshime, nga 30 dhe 60 copë do të duhet të punohen nga porcelan i fortë me shkëlqim të lartë i cili nuk gërvishtet dhe të jenë të dizajnuara me vija ngjyrë ari. Thikat, pirunët dhe lugët duhet të jenë nga 30 ose 100 copë, dhe duhet të jenë të punuara nga inoks me kualitet të lartë që nuk ndryshket. Ndërsa gotat prej 30 copëve duhet të jenë nga kristali.
Për këto aksesoarë, Qeveria do të paguajë 17,000 euro. Kështu, për vetëm një lloj pjate për ushqim kryesor, Qeveria duhet të paguajë 4588 denarë pa TVSH, ose një me gjith TVSH, kjo pjatë do të kushtojë mbi 5400 denarë ose me euro i bie të paguajë 88 euro për një pjatë. Përshkak se kërkon 30 copë, për to do të paguhet rreth 2650 euro. Pjatat e tjera do të kushtojnë rreth 50 euro për një pjatë, ose 1144 denarë ato për desert, disa të tjera për ushqim kryesor do të kushtojnë mbi 3700 denarë. Një thikë nga inoksi do të kushtojë 639 denarë ose rreth 10,4 euro për copë, informon Zhurnal.
Qeveria blenë mbi 30 copë thika të ndryshme, nga thika për parahaje deri te ushqimi kryesor dhe deserti, ndërsa më të lirat ato për peshk kushtojnë 432 denarë pa TVSH. Pirunët janë diç më të lira dhe kushtojnë 421 denarë për copë deri në 553 denarë për copë. Lugët janë nga 400 denarë për copë ndërsa gotat e kristalit do të kushtojnë nga 343 denarë.
Sipas marrëveshjeve, zgara elektrike do të kushtojë rreth 90,000 denarë. Më pas zgara me gaz do të kushtojë 68,000 denarë. Dy vitrina do të kushtojnë 310,000 denarë ndërsa me gjith TVSH do të kushtojnë 365,000 denarë.//Zhurnal.mk