Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kthyer përgjigje deputetes së Partisë Demokratike Grida Duma lidhur me vendimin e qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsum mbi 800 kWh në muaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama përgënjeshtron Dumën që tha më parës se 800 kWh energji i korrespondon një fature prej 7.600 lekësh në muaj.

Kryeministri shprehet se 800 kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7,600 lekë [64 euro], por një faturë 9,120 lekë [76.7 euro] dhe kush do harxhojë mbi këtë fashë do paguajë me çmimin e tregut.

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!”, tha Rama.

“Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800kwh dhe marrin 15% të konsumit energjetik të vendit! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin dhe nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit”, shprehet Rama. /Telegrafi/

By admin