Komisioni Rregullativ i Energjisë në mbledhjen e sotme ka miratuar një vendim të ri për çmimet e derivateve në shitje me pakicë, i cili i rrit ato.

Rritja më e madhe do të jetë për dizelin, i cili do të rritet për 3 denarë dhe do të shitet me çmim prej 101,5 denarë për litër.

Rritje do të ketë edhe benzina, por më pak, për 0,5 denarë për litër. Me këtë ndryshim Eurosuper BS 95 nga sonte në mesnatë do të kushtojë 89,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS 98 do të shitet me çmim prej 92 denarë.

Është hera e parë që dizeli është më i shtrenjtë se benzina për 12 denarë për litër.

By admin01