Që të dyja janë këngëtare shumë të dashura për publikun.
Të dyja dikur këndonin bashkë, atëkohë ishte i njohur grupi Bilblilat e Mushtishtit, ku bënin pjesë edhe motrat Mustafa e Shkurte Fejza, shkruan “Kosovarja”.
Por, me kalimin e kohës tematika e këngëve të tyre u bë mollë sherri për prishjen e shoqërisë.
Përveç se, arsyeja e prishjes së raporteve mes Shkurtes e Shyhretes ishte pak më ndryshe.
Me motrat Mustafa, Shyhretja i ndau rrugët për shkak të këngës dedikuar nënës e cila u akuzua nga motrat e famshme për vjedhje të idesë.
E diçka e ngjashme po del të jetë edhe sa u përket raporteve me Remzien.
Dikur edhe drekonin në shtëpitë e njëra- tjetrës, por kur të dyjat në prag të festave lansuan projektet me tematikë dedikuar nuseve gjithçka ndryshoi.
E këtë e konfirmuan kurrë më shumë se sot, meqë rast Shyhretja feston ditëlindjen ku me qindra e mijëra njerëz e uruan, Remzia nuk e uroi dikur kolegen dhe miken e saj./Kosovarja/.