Në afërsi të liqenit artificial dhe digës Rovna në juglindje të qytetit serb Valevë, ka ndodhur një aks*ident i rëndë trafiku.

Deri te aks*identi erdhi kur një autobus me plot pasagjerë u rrokullis, e sipas informacioneve të para një person ka humbur jetën e 15 tjerë janë lënduar.

Siç raportojnë mediat serbe, autobusi u rrokullis kur shoferi doli nga mjeti dhe harroi ta tërheq frenin e dorës, ku autobusi filloi të lëvizë pas dhe në një moment u rrokullis.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta të ndihmës së shpejtës, zjarrfikësve dhe pol*icia e Serbisë.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se numri i të vde*kurve mund të jetë më i madh, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

By admin01