Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi për herë të parë pamjet-video të avionit rus pa pilot “Forpost” teksa kryente misionet e tij luftarake.
Videot tregojnë dronin duke u ngritur dhe duke shkatërruar objektiva nga një lartësi prej tre mijë metrash me një armë me precizion të lartë. Ministria ruse e Mbrojtjes shpjegoi se dronët përdoren në operacionet ushtarake në Ukrainë dhe kryejnë zbulim, gjuajtje dhe shkatërrim të objektivave të armikut.


