LAJME

Rusia thotë se nuk do të ndryshojë qëndrim

Kremlini: Sanksionet e perëndimit kurrë nuk do të na bëjnë të ndryshojmë qëndrim ndaj Ukraines.
Sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, tha Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i mohoi raportimet për sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave vaku, raporton Reuters.

Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit.
6 njerëz, përfshirë tre fëmijë janë vrarë të hënën pasi bombat ruse kanë shënjestruar ndërtesa të banimit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.