Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Këtë vit, më 25 mars akrepat e orës lëvizën përpara për një orë. Por, si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit. Të dielën, më 30 tetor, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase. Megjithatë, Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

By admin01