Kristjan Mëhilli është shqiptari I cili arriti të arratisej nga burgu i Verçellit në Itali gjatë natës së ndërrimit të viteve.
27-vjeçari është areestuar si anëtar i banës “Ice Eyeës” që akuzohen se kishin kryer një sërë grabitjesh të vilave në territorin piemontez te Italisë.
Sipas mediave vendase mësohet se Mëhilli së bashku me një tjetër të burgosur, gjithashtu dhe ai me origjinë shqiptare, sharruan hekurat e dritares së qelisë dhe zbritën me çarçafë të lidhura litar.
Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun, dhe është kapur nga rojet e burgut.