LAJME

Shqiptarët apo serbët, kush janë të parët në Ballkan: Kjo është historia që mësohet në librat në Serbi

Serbët besojnë se janë më të hershëm se shqiptarët në Ballkan, mirëpo sipas librave nga historianë të hershëm fiset ilire nga rrjedhin edhe shqiptarët, me shkallë të ndryshme civilizimi, ishin ata që populluan Ballkanin Perëndimor më herët.

Madje, edhe në librin e historisë për klasën e VI-të, të autorit Radeta Mihalcic, nxënësit serbë mësojnë se sllavët e vjetër ishin pritur në Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi.

Popujt e Europës Perëndimore, në shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.