Gjendja e rënduar ekonomike edhe përmbytjet e shpeshta e kanë bërë Shkodrën një rajon të prekur se tepërmi nga sëmundjet e shëndetit mendor. Ndryshe nga trendet globale ku sëmundjet mendore prekin më së shumti femrat, në Shkodër ajo dominon tek meshkujt dhe më e rënda është se 45 për qind e të prekurve vuajnë nga skizofrenia, e cila futet tek çrregullimet e rënda mendore.
Ekspertet Rajonale të Shëndetit në Shkodër morën në studim të shtruarit në spitalin Rajonal me çrregullime mendore gjatë periudhës 2005-2015 dhe gjetën se 6287 raste që kishin marrë diagnozë dhe ishin shtruar në mënyrë të rregullt në spital.
Prevalenca është shumë e lartë me mbi 3700 të sëmurë për 100,000 persona teksa sipas të dhënave të OBSH-së në Shqipëri sipas diagnozave ambulatore janë 1000 të sëmurë mendor për 1000,000 banorë.