Këtë të premte u trajtua në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” historia e dashurisë së djalit nga Tirana, Bergen Mara me japonezen, Fuko Hiatashi. Në një lidhje me Skype nga Tokio, ata rrëfyen se si janë njohur me njëri-tjetrin.
Bergen tha se janë njohur në Kanada, vend në të cilin jetonte që nga viti 2018.“Erdhi për të bërë Universitetin në Kanada. Ajo punonte në një restorant sushi afër shtëpisë time. Shkoja shpesh aty, u njohim dhe filluam të flisnim.
Që në takimin e parë, më ka bërë përshtypje jashtë mase. Ka një qetësi që e karakterizon si njeri, ndryshe nga femrat shqiptare të cilat janë më të egra.”, tha ai.“Nga ana tradicionale, janë shumë të ngjashëm me familjet shqiptare”, tha ai lidhur me reagimet që ka marrë. Më tej, Bergen shtoi se të dyja familjet e kishin pritur shumë mirë lidhjen e tyre.
Ata janë të martuar dhe kanë dhe një djalë të vogël. “Nusja ka pasur gjithmonë dëshirë për të pasur familje, adhuron fëmijët, është nënë shumë e mirë.Më ka parë zoti me këtë nuse. Si nga pamja dhe nga çdo gjë që bëjnë për ne. Është dhe modele dhe kuzhinierja më e mirë që kam parë.”, tha ai.