Mekanizmi konstruktiv, që prej mbi 10 vitesh, me suksesë e përpunon edhe sot e kësaj dite vrimën e motorit (që e mundëson shpejtësinë e sigurtë deri mbi 330km/h), është konstruktuar nga Faton Piraj, shqiptari nga fshati Plavë e Opojës së Dragashit. Pra është ky shqiptari nga Kosova që bëri “Porsche”-n me “gjak shqiptari” në brendinë e saj.

Faton Piraj jeton në Vienë të Austrisë. Ai në Vienë ka studiuar fakultetin e inxhienerisë mekanike dhe punon në industrinë e veturave luksoze. Z. Piraj ëshë modest për shpikjen, të bërë që para 10 viteve, dhe me krenari e thotë fjalinë “Atdhetar mund të bëhesh edhe ndryshe”.

Cili ishte shpikja për motorrin e “Porshe”-s, që e zbuloj shqiptari ynë?

Motori i veturave moderne “Porsche” e ka nje vrimë të shkallëzuar, në të cilën eshte i pozicionuar boshti i kollodokut (boshti ku lidhen manivelat e pistonave të motorit). Kjo vrimë, që përbëhet nga disa pjesë, ka saktësinë (tolerancën) aksiale e cilindrike nën 0,005 mm, pra nën 5 të mijtat e milimetrit (saktësi shumë e lartë shkaku i rrotullimeve të larta të motorit me mbi 6700 rrotullime në minutë), thotë për MekuliPress z. Piraj. Për ta hapur dhe përpunuar këtë vrimë nuk mjaftonin kushinetat (llagerat) standarde e as ato speciale mekanike, ku do të vendosej vegla boshtore gdhendëse, shkaku i saktësise së tyre të pamjaftueshme (mbi 0,005mm), thotë inxhinieri Piraj.

By atdheu1