Shqiptarja ‘kapet’ me 370 mijë dollarë ari në aeroportin e Stambollit, policet të shokuar se ku i kishte fshehur (VIDEO)
Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua dy ditë më parë në aeroportin e Stambollit.
Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogramë, një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.
Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.
Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orëve të shtrenjta.
E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante në çantën e saj ka një vlerë totale prej 5 milionë lira turke ose rreth 370 mijë dollarë amerikan.
https://mobile.twitter.com/hashtag/%C4%B0stanbulHavaliman%C4%B1?src=hashtag_click