“Shtëpi famëkeqe, ata njerëz shfaqin epshin e tyre”, imami bën thirrje të mos shikohet Big Brother (VIDEO)
Monika, Iliri, Arjola, Donaldi, Benjada e Beatrix janë vetëm disa nga personazhet që kanë pushtuar median rozë muajve të fundit. Dhe, kjo për shkak të pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother Vip”.Shikueshmëria e këtij formati ka bërë që të komentohet në shumë aspekte dhe nga shumë personalitete të sferave të ndryshme.
Madje, nuk ka kaluar as pa vëmendjen e hoxhallarëve, të cilët po e konsiderojnë “haram”.
Këtë shpeshherë e ka deklaruar edhe imami Labinot Maliqi.
“Natyrisht se këto emisione emetojnë kryesisht pamje epshore, prandaj natyrisht kjo tërheq shikueshmëri te njerëzit. Ata njerëz kanë shkuar aty për të shfaqur epshin e tyre, trupat e tyre, në njëfarë forme për t’u zhveshur…kështu ia shton vetes qëndrimin në atë shtëpi famëkeqe”, ka deklaruar ai.
“Çdonjëri që është bërë pjesë e asaj shtëpie të turpit, e ka qëllim çmimin që do të jepet në fund të emisionit. Përderisa ata bëjnë çmos për ta fituar atë çmim, edhe pagesa nuk është e pastër”, ka deklaruar ai.
Ndiqeni të plotë intervistën e imamit në #Gjesi