Danimarka është bërë vendi i pare në botë që ka ndaluar programin e saj të vaksinimit kundër COVID-19.
Mediat e huaja raportojnë se vendimi u mor pasi autoritetet besojnë se virusi është tashmë nën kontroll.
“Pranvera ka mbërritur, mbulimi i vaksinave në popullatën daneze është i lartë dhe epidemia është kthyer mbrapsht. Prandaj, Bordi Kombëtar i Shëndetësisë tani po i jep fund përpjekjeve të gjera të vaksinimit kundër Covid-19 për këtë sezon,” ka njoftuar Autoriteti Shëndetësor në Danimarkë.
Fushata e vaksinimit ndaj Covid në Danimarkë filloi menjëherë pas Krishtlindjeve në 2020, përcjell tiranapost. Rreth 4.8 milionë qytetarë janë vaksinuar dhe më shumë se 3.6 milionë njerëz që morën një vaksinë përforcuese./ATV