Komuna e Skenderajit së fundmi ka emëruar për drejtor të kultur një qytetarë që është vetëm me diplomë të shkollës së mesme.
Alban Berisha, tashmë drejtor në këtë sektor, ende nuk e ka përfunduar fakultetin.
Këtë informatë e konfirmoi vetë Berisha për gazetën Insajderi. Ai tha se nuk e din saktë edhe sa provime i kanë mbetur për të diplomuar.
“Jam apsolvent i inxhinierisë mekanike në Universitetin e Prishtinës, në degën Komunikacion. Kam pas pozita menaxheriale dhe politike edhe më herët”, theksoi Berisha për Insajderin.
Berisha është anëtarë i kryesisë së PDK-së.