Donika Klenja mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në “Universitetin e Bristolit ” duke u graduar me diplomën “First Class” si dhe me çmimin “Lucy Broën Cancer Prize”. Si studentja më e mirë e fakultetit, Donika vazhdon studimet postdiplomike në fushën e luftës kundër ka’ncerit.
Ajo arriti të fitojë pozitë për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andreë John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19.
Pak muaj më vonë, ajo u zgjodh si një ndër 7 studentët nga mbi 150 aplikantë nga e gjithë bota për të ndjekur direkt studimet e doktoraturës ne mjekësinë precize të kancerit në “University of Dundee”, me bursë të plotë pranë spitalit te Nineëells.

