LAJME

Tërmet në Detin Adriatik, lëkundjet ndjehen në Shqipëri e Mal të Zi

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në detin Adriatik. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në në Shqipëri dhe Mal të Zi, në këtë të fundit 12 kilometra larg Ulqinit. Sipas të dhënave të para tërmeti ka 4.0 shkallë.

Një tjetër tërmet u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës. Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 3.5 e shkallës rihter.