Një tjetër fakt mbi kushtet shëndetësore të Vladimir Putin po diskutohet sërish në media.
Gjatë një fjalimi që mbante në një ceremoni çmimesh në Kremlin, këmbët e Putinit duket se lëvizin në mënyrë të pakontrolluar. 69-vjeçari më pas hasi vështirësi për të mbajtur ekuilibrin, teksa mbështeti dorën te foltorja dhe ndau çmimin për regjisorin Nikita Mikhalkov.
Disa javë më parë, një oligark që ka lidhje të ngushta me presidentin rus, identiteti i të cilit, për arsye sigurie nuk bëhet publik, tha se Vladimir Putin është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”. Sipas The Independent, oligarku u regjistrua duke diskutuar shëndetin e Putinit me një sipërmarrës perëndimor në mesin e muajit mars.
Publikisht Kremlini vazhdon të deklarojë se Putini është mirë, por masat e tij të rrepta gjatë pandemisë dhe përdorimi i një tavoline të gjatë për të takuar udhëheqës të tjerë politikë i kanë forcuar thashethemet. Sipas raportimeve nga “The Sun”, në muajin maj një burim i inteligjencës ruse këmbënguli që mjekët e Putinit të thoshin se ai kishte maksimum tre vjet jetë.
Ato janë kaq të mëdha secila faqe mund të mbajë vetëm disa fjali. Shikimi i tij po përkeqësohet rëndë. Dhe gjymtyrët e tij tani po dridhen në mënyrë të pakontrolluar”, është shprehur një Oficeri i FSB.