LAJME

U largua nga vendi për një jetë më të mirë, shqiptari behet milioner pas asaj qe i bën pronarit

Fatin mund ta kesh të shkruar jo vetëm në vendin k uke lindur, por edhe atje k uke shkuar me shumë sakrifica. Kështu mund të themi për një emigrant shqiptar, i cili tashmë është bërë trashëgimtar i një kompanie të një shtetasi gjerman.

Saimir Haxhija do të trashëgojë kompaninë e bojrave dhe lyerjes, të falur nga një shtetas 72 vjeçar. Në moshën 72-vjeçare, bojaxhiu dhe biznesmeni Ringe ka kohë që është duke kërkuar një pasardhës që dëshiron të marrë përsipër biznesin e tij. Ishte pikërisht shqiptari, ai që i ra në sy biznesmenit gjerman, e kjo falë punës së tij.

Dy vajzat kanë jetën e tyre dhe nuk kanë interes për biznesin familjar, të cilin babai i Ringes e themeloi në vitin 1949. Sipas të dhënave nga oda e zejtarëve, ai nuk është i vetmi me këtë problem. Në vitet e ardhshme, 180 000 ndërmarrje artizanale në të gjithë Gjermaninë do të kërkojnë pasardhës për të marrë përsipër një biznes.

Në vitin 2015, Saimiri erdhi në Gjermani i vetëm si shumë refugjatë të tjerë. Mediat gjermane shkruajnë se atdheu i tij Shqipëria konsiderohet i korruptuar dhe shtëpia e varfër e Europës. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit.

Shqiptari është shprehur për mediat gjermane:

“Nuk ishte puna e ëndrrave, ishte çështje fati në fillim dhe me kalimin e kohës gjithçka funksionoi mirë dhe edhe mua më pëlqen. Gjithmonë është thënë që mund të jetoni mirë në Gjermani dhe unë thjesht doja të provoja atë që ishte thënë”.