Një vajzë 7 muajshe ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga shtrati i prindërve të saj nga një lartësi prej rreth gjysmë metri.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vigalfo të komunës së Albuzzano (Pavia).Foshnja ndodhej në shtëpi me nënën e saj 35-vjeçare me origjinë nga India.
Gruaja e la vajzën në shtratin e saj dhe ishte duke përfunduar një punë tjetër në dhomën ngjitur.
Fëmija ndoshta është rrotulluar në shtrat dhe ka rënë në dysheme duke goditur pjesën e djathtë të kokës dhe si pasojë ka humbur vetëdijen.E ëma mori shërbimet e urgjencës por nuk mundi t’ia shpjegonte ngjarjen për shkak të vështirësive në komunikimin italisht. Më pas një fqinj i ka shkuar në ndihmë. Brenda pak minutash, shërbimet e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes. Mjekët e intubuan vogëlushen dhe i bënë masazh në zemër.Më pas ajo u transportua me helikopter në spital por nuk mundi të mbijetonte.U hap një hetim dhe u urdhërua autopsia, por nga hetimet e para të kryera nga karabinierët nuk duket se ka pasur asnjë shenjë keqtrajtimi dhe gjithçka të lë të kuptohet se bëhet fjalë për një aksident dramatik në familje.

By atdheu1