Po vazhdojnë tërheqjet e anëtarve nga Lëvizja Vetëvendosje. Mbrëmë ka njoftuar, se është tërhiqur nga kandidatura për Kryetare të Gruas në Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Bushrani.

Siç ka thënë ajo, tërheqja ka ardhur për shkaqe personale.

“Ditë më parë ju pata njoftuar se e kam dorëzuar aplikacionin pranë KZP-së, për të qenë kandidate për Kryetare të Gruas së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Edhe pse KZP-ja më ka kualifikuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, ju njoftoj se për shkaqe personale tërhiqem nga kandidatura”, ka shkruar Bushrani.

Mirëpo, jo vetëm Mimoza Bushrani, nga Lëvizja Vetëvendosja mbrëmë është tërhequr edhe një anëtar.

Shkëlzen Bislimi, anëtar i Grupit Punues në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan i cili ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe nga LVV-ja, shkruan Insajderi.

“Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e anëtarit të Grupit Punues në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, si dhe nga të gjitha aktivitetet brenda kësaj organizate”.

“Nuk mund të qëndroj në një organizatë islamofobësh”, edhe një dorëheqje në Lëvizjën Vetëvendosje.

 

By admin