11:37 – Vërshime edhe në Krushë të Madhe, uji hyn brenda një shtëpie

11:15 – Rrugë të kthyera në lumenj – pamje nga vërshimet në Gjakovë dhe Rahovec

10:52 – Vërshime të mëdha edhe në Rahovec

Rajoni i Rahovecit është përfshirë nga vërshime të mëdha, çka ka bërë që rrugët të jenë të pakalueshme si nga veturat, ashtu edhe nga këmbësorët.

Në videot e publikuara në rrjete sociale dhe ato të dërguara në adresë të Klankosova.tv shihen rrugët e mbushura me ujë.

09:44 – Të reshurat vërshojnë rrugët në Gjakovë

Disa rrugë në Gjakovë janë përmbytur nga reshjet e shiut, çka ka bërë që uji të hyjë edhe nëpër shtëpi.

Banorët, që kanë dërguar video të përmbytjeve në Klankosova.tv, thonë se kjo ka ndodhur për shkak të punimeve jo të duhura të kanalizimeve që janë bërë gjatë verës.

“Punimet kanë përfunduar, por puna nuk është bërë siç duhet. Na është lënë e gjitha rruga në baltë dhe gypat e kanalizimit janë lënë pa u montuar. Është neglizhuar e gjithë puna dhe si pasojë e kësaj pas gjithë këtyre reshjeve të mbrëmshme gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Shumë shtëpi janë përmbytur dhe e gjithë lagjja është nën ujë”, ka shkruar një banore e lagjes Rezine në Gjakovë.

Nderkohe, reshjet e shumta dhe të pandërprera të shiut i kanë bllokuar rrugët edhe në Rahovec.

Sipas videove të dërguara në adresë të Klankosova.tv, uji ka arritur në një nivel aq të lartë sa e ka pamundësuar lëvizjen në këmbë, apo me veturë.

By admin01