Një incident i pabesueshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm, shkruan monitor.mk. Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Vodnos së Mesme. Një shofer me makinë Seat Leon ka dalë nga rruga, është përmbysur disa herë dhe është rrëzuar në pjesën e poshtme të rrugës. Kalimtarët kanë kapur kokën me dorë kur kanë parë të gjithë situatën. Një qytetar i cili ka dërguar edhe fotografi në redaksinë e monitor.mk, ka treguar për fatin që ka pasur shoferi i ri nga Shkupi.

“Një shoferi i ri me Seat Leon është përmbysur disa herë nga pjesa e sipërme e rrugës, duke rënë në pjesën e poshtme të rrugës. Shoferin e gjetëm rreth 40 metra larg makinës me lëndime të lehta. Vetëm Zoti e shpëtoi” tha qytetari për monitor.mk Ai është gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas tij, shoferi ka qenë në gjendje konfuze por pa lëndime të dukshme.

Qytetarët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, e cila ka mbërritur shumë shpejt në vendin e aksidentit./monitor.mk

By admin01