LAJME

VIDEO/ Çeçenët e pësojnë keq, zihen në kurth nga Ukrainasit

Gjatë ditës së diel është raportuar për një grup çeçenesh me në krye prijësin e tyre, Ramazan Kadirov, janë futur në Ukrainë, por me gjasë nuk i ka zgjatur shumë qëndrimi i tyre në Ukrainë, pasi është raportuar se janë zënë në pritë nga ukrainasit.

Një ekip zbulimi çeçen është zënë në pritë nga ukrainasit sot, raportojnë mediat ukrainase.
Në pamjet më poshtë mund të shkoni pritën që i është bërë çeçenëve nga ushtria ukrainase.

Më herët ishte njoftuar se Putin ka lëshuar skuadra vrasëse për të eliminuar presidentin ukrainas Zelensky dhe familjen e tij si caku numër një. Në këtë operacion janë edhe zyrtarë tjerë të lartë ukrainas. Ishte pretenduar se skuadra speciale çeçene ‘gjuetarësh’ janë lëshuar në Ukrainë për të vrarë apo zënë rob zyrtarë të larë ukrainas.

Çeçenët e Kadirov kanë hyrë në betejë në Ukrainë, por e pësuan keq bashkë me parashutistët rusë pas rezistencës së ukrainasve. /GazetaExpress/