LAJME

VIDEO/ Jetmiri shkoi të luftojë në Ukrainë, pas dy ditëve u bë pishman: Tash po kthehem në shtëpi!

Jetmir Hyseni, një 22 vjeçar i lindur në Shqipëri dhe që jeton në Belgjikë i mbijetoi një sulmi rus në një qendër stërvitore për luftëtarët e huaj. Ai foli me Zërin e Amerikës pas sulmit ku u vranë 35 vetë dhe u plagosën 124 të tjerë.

Video: https://fb.watch/bMat9zRm7m/

Një ditë më parë Rusia goditi baza ushtarake ukrainase pak kilometra larg Polonisë, një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Zgjerimi i sulmeve të Rusisë ndaj objektivave të reja në Ukrainë pranë kufirit polak pasqyron zhgënjimin e saj në rritje lidhur me ritmet e sulmit, tha të dielën këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan.